Site icon Telegrafi

Haradinaj pret në takim ambasadorin O’Connell

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se, me ambasadorin O’Connell ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, transmeton Telegrafi.

“Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, diskutuam për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit e ligjit në tërë vendin, duke u kujdesur njëkohësisht për mirëqenien e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

 

Exit mobile version