Site icon Telegrafi

Haradinaj pret në takim ambasadoren Finlandës, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval.

Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, njofton se situata aktuale në vend dhe rimëkëmbja ekonomike ishin temat kryesore të diskutimit.

“Në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, përkrahja e Finlandës ka qenë substanciale dhe e qëndrueshme.

Ambasadorja Stjernval, shprehu gatishmërinë e saj dhe shtetit që përfaqëson, për përkrahjen e Kosovës, në agjendat e integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Exit mobile version