Telegrafi

Haradinaj pret kampionët e Kosovës, Drita i dhuron fanellën me numrin 10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit Drita të Gjilanit.

Skuadra nga Gjilani, ka fituar titullin e kampionit në Kosovë falë një stinori fantastik.

Haradinaj si dhuratë klubit të Dritës i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës në takimin e zhvilluar sot.

Ndërkohë përfaqësuesit e Dritës kishin përgatitur një dhuratë simbolike për kryeministrin Haradinaj, e cila ishte një fanellë e Dritës me numrin 10 dhe me mbishkrimin Haradinaj.

Drita javën që shkoi arriti që pas barazimit me skuadrën e Prishtinës ,të shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.

Skuadra bardh e kaltër nga Gjilani do të marrë pjesë edhe në fazën e parë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/