Telegrafi

Haradinaj takon ambasadorin Delawie, flasin për krijimin e institucioneve

Kryetari i AAK-së, i nominuari për kryeministër i koalicionit PDK,-AAK- Nisma, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Takimi i kryetarit Haradinaj me ambasadorin Delawie, është vazhdimësi e bisedave të përbashkëta për aktualitetin dhe zhvillimet në Kosovë, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Kryetari Haradinaj dhe ambasadori Delawie folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e tyre si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës”.

“Kryetari Haradinaj theksoi në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtetndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/