Site icon Telegrafi

Haradinaj i prerë: Nuk do ketë marrëveshje me Serbinë, kufijtë ndryshohen vetëm me çizme (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk do pranohet një marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve.

Haradinaj në studion e ‘Opinion’, tha se nuk e konsideron një projekt serioz.

“Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij”, tha Haradinaj.

Kryeministri u shpreh për një marrëveshje të tillë me Serbinë është dhe do të jetë kundra.

“Ne i respektojmë vlerat e serbëve të Kosovës. Përkundër të kaluarës tonë tragjike. Ne nuk do shkojmë tek zgjidhja deri tek korrigjimet në territor. Ne nuk e hapin të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas, edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen, këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për tu bërë anëtarë të NATO-s. Kufiri nuk do ndryshojë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë”, u shpreh Haradinaj

Haradinaj tha se vendosja në pikëpyetje e arritjeve të deritanishme të Kosovës në kufijtë e saj do të ishte e papranueshme dhe se kufijtë ndryshojnë me luftë.

“Hapja e kufijve, hapja e një marrëveshjeje të tillë, vetëm diskutimi është rrezik për stabilitetin e rajonit. Këto kufij të Kosovës çizmja i ka vendos, nuk janë vendosur në tryeza e me bisedime. Vetëm çizmja, ku i ka lënë çizmja ushtarake aty janë. Këto kufij, po u lëvizën, kërkohen prapë shumë çizme të ushtarëve në të dy anët”, theksoi Haradinaj. /Opinion.al/

Exit mobile version