Site icon Telegrafi

Haradinaj premton ndihmë për arsimin e lartë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema dhe trembëdhjetë dekanët e fakulteteve të universitetit.

Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit ka thënë se gjendja e arsimit duhet të përmirësohet, dhe se ekzekutivi do të jap ndihmën e tij.

“Është bukur agjendë e madhe dhe nuk është i lehtë, arsimi i lartë. Nuk është situatë që lehtë ndërron dhe jemi të vetëdijshëm për këtë dhe kjo nuk na bën as të frikësohemi dhe as të mërzitemi. Nuk na pengon të vlerësojmë të arriturat e deritashme për të shkuar një parametër përpara. Duhet t’i jemi mirënjohës arsimit për të gjitha të arriturat, por e dimë që të avancohen këto parametra kërkohet ndihma e secilit, një pjesë që e ka ekzekutivi dëshiroj që me të vërtet ta ofroj një përkrahje që të avancojmë së bashku”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu foli edhe për ministritë përkatëse të cilat merrem me çështjen e arsimit, Ministria e Inovacinit.

“ Ministria e Inovacionit ka për qëllim nxitjen e krejt atyre të arriturave inovative dhe nuk do të ndërhyjë në kompetencat e Ministrisë së Arsimit”, tha ndër të tjera kryeministri i vendit Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version