Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur të tmerrshëm një incident në Gjermani ku mbetën të vdekur katër persona.
Në mesin e të vdekurve ishte edhe një 48 vjeçar i cili dyshohet se hyri me makinë në turmën e njerëzve.
“I prekur nga sulmi i tmerrshëm në Munster të Gjermanisë’, thotë Haradinaj.
“Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira dhe ndajmë dhembjen me familjet e viktimave”, shkruan ai në Facebook.
Sipas mediave gjermane, rasti nuk po cilësohet si terrorist pasi shoferi që shkaktoi sulmin, kishte probleme psikike.