Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga strukturat e AAK-së ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.
Haradinaj tha se sot jemi në vendin e shenjtë në Prekaz ku bëjmë nderime te varret ku pushojnë heronjtë tanë.
“Jemi në vendin e shenjtë në Prekaz, bëjmë nderime te varrezat aty ku pushojnë heronjtë tonë, baci Shaban, komandanti legjendar Adem Jashari, Hamëz Jashari, familja Jashari. Është një ditë e rëndësishme jo vetëm për familjen Jashari e për kombin tonë por besoj për shumë procese të mëdha të këtij rajoni” tha Haradinaj.
Ai shtoi se duke ecur rrugës së të rënëve për liri do të arrijmë lirinë e plotë dhe ta forcojmë Kosovën.
“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, tha në fund Haradinaj. /Telegrafi/