Telegrafi

Haradinaj pranon letër falënderimi nga gjenerali Clark

Foto: Arkiv

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropë.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Evropë, Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angazhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/