Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sapo e ka pranuar dorëheqjen e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Haradinaj ka thënë se në letrën e saj ministrja Reshitaj këtë vendim e ka arsyetuar me motive personale, të cilat tha se do t’i respektojë.
“E falënderoj ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më herët, Albena Reshitaj ka bërë publik lajmin për dorëheqjen e saj nga posti i ministres.
Reshitaj ishte ministre nga partia AKR e Behgjet Pacollit, parti kjo që është në koalicion me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe partitë e minoriteteve./Telegrafi