Site icon Telegrafi

Haradinaj porosi politikanëve serbë: Përgjigjen e 98-ës do ua japim gjithmonë (Video)

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas vendimit të Gjykatës franceze në Colmar për shtyrje të vendimit për lirimin e tij, u është drejtuar medieve dhe bashkatdhetarëve të shumtë që ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje morale.

Haradinaj ka thënë se ky vendim po tregon se është lojë politike, duke theksuar se politika i ka futur duart shumë fell, transmeton Telegrafi.

“Deri më 31 mars ju kanë dhënë kohë Serbisë me dërgua fakte tjera, më 6 prill ballafaqohem edhe një herë me prova e fakte, e tek pastaj vendimi që e kanë dërguar deri ka gjysma e muajit prill”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka theksuar se kemi dhënë një betim, betimin që jemi shqiptarë dhe se të drejtës tonë do ti rrimë besnik gjithë kohën me çka do që lypet.

“Vuçiqit, Daçiqt, Nikoliqit atë përgjigje që ua kem dhanë në 98-ën qatë përgjigje do tua japim gjithmonë”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version