Telegrafi

Haradinaj: Populli shqiptar, asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka homazhe tek shtatorja dhe kulla e atdhetarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës.

Kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehonë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve”.

“Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre. Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Nderim te shtatorja dhe kulla e atdhetarit, luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka, në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, e cila definoi të drejtën shqiptare.

Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehonë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve.

Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre.

Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij. /Telegrafi/