Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndalimit pas ndalimit të disa zyrtarëve qeveritarë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës.
“Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda pak javëve që Këshilltari për Komunitete i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq, njëherësh anëtar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës, ndalohet nga Policia e Serbisë te vendkalimi kufitar “Dheu i Bardhë”./Telegrafi/