Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e di ende a janë numrat e mjaftueshëm për ta votuar demarkacionin por sipas tij kjo do të dihet në seanc,ë e cila pritet që të fillojë pasi Komisioni për Punë të Jashtme ta miratojë projektligjin e ndryshuar.
Haradinaj tha se janë duke punuar që të jenë unik.
“Jemi në harmonizim të tekstit të projektligjit, ku në raportin e Komisionit Bulliqi të përfshihet edhe fjala ‘orientim’…Gjatë ditës do të ketë debat dhe diskutime dhe më vonë edhe votim”, ka thënë Haradinaj për media.
Haradinaj tregoi po ashtu se disa deputetë të koalicionit qeveritar janë në Podgoricë dhe shpreson se ata do të kthehen para votimit.
Ndërsa sa i përket deputetëve të Listës Serbe Haradinaj tha se nuk ka qëndrim definitiv se si do të votojnë.