Site icon Telegrafi

Haradinaj: Po punojmë intenzivisht në unifikimin doganor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes të të dyja qeverive, ka thënë se janë duke punuar intensivisht në unifikimin doganor

“Jam i gëzuar që ne sot përmbyllëm 12 marrëveshje të ndërsjella, Shqipëri-Kosovë. Njëkohësisht jemi në punë me e përmbyllë edhe një protokoll të kalimit të kufirit, pra që lehtëson krejtësisht kalimin e kufirit Kosovë-Shqipëri dhe po punojmë intensivisht në unifikimin doganor.

Jemi në proces, pala kosovare ka ngecë, por do të arrijmë aty. Kosovën e presin shumë sfida, mirëpo janë sfida që burojnë nga vet specifikat e Kosovës. Ne rrugëtimin tonë euroatlantik e shohim të lidhur ngushtë me Republikën e Shqipërisë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version