Site icon Telegrafi

Haradinaj: Po angazhohemi që 17 shkurti dhe vendimi i GJND-së të mos tjetërsohen me asnjë çmim

Sot është mbushur një dekadë nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku i dha vulë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ai vendim i para 10 viteve e ka forcuar Kosovën e 17 shkurtit.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Republikës së Kosovës, përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë̈, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit. I tërë angazhimi jonë është që këto dy vendime të rëndësishme historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version