Site icon Telegrafi

Haradinaj i pikëlluar për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar lidhur me zhdukjen e dy policëve të Kosovës, pas rrokullisjes së veturës së tyre në lumin Lepenc.

“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndaj shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurte”.

“Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version