Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në qytetin e Vushtrrisë, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë e struktura të partisë së tij, raporton portali Veriu.info.
Në kuadër të aktiviteteve në Vushtrri, Haradinaj ka mbajtur një takim me qytetarë në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, ku ka folur për aktualitetin politik, duke përfshirë demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe, për të cilat tha se nuk duhet të votohen nga deputet e Kuvendit të Kosovës, raporton Veriu.info. Në këtë tubim, ka folur edhe kryetari i degës së AAK-së në Vushtrri, Lutfi Bilalli.
Gjatë qëndrimit në Vushtrri Haradinaj, ka vazhduar me traditën e tij që të pijë “çaj rusi” me qytetarët e Vushtrrisë në qendër të qytetit.