Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se zvarritja e këtij Ligji ishte në dëm të qytetarëve.
“Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që ekzekutivi të të fillojë sa më parë implementimin sepse ekziston gjendje e rënduar tek qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.
“Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/