Site icon Telegrafi

Haradinaj: Përmbusha premtimin për Pallatin e Rinisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se dorëzimin i Pallatit të Rinisë në menaxhim të Komunës së Prishtinës është një ndër vendimet e para të qeverisë.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka thënë se ky transferim përmbush edhe njërin nga premtimet e qeverisjes së tij.

Postimi i plotë i Haradinajt

Ndër vendimet e para të Qeverisë sime ka qenë ai për kthimin e Pallatit të Rinisë qytetarëve të Prishtinës, të cilët e kanë ngritur me djersën e tyre, përmes vetëkontributeve në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Vendimi që Agjencia Kosovare e Pronave t’ia bartë Pallatin e Rinisë në menaxhim Komunës së Prishtinës, është zbatuar, me marrëveshjen e sotme për pranim-dorëzim, ndërmjet drejtorit menaxhues të AKP-së Ekrem Hajdari dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lexo po ashtu Pallati i Rinisë transferohet te Komuna e Prishtinës

Përmbushja e secilit premtim dhe zbatimi i vendimeve, më jep më shumë energji që të vazhdoj punën në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Pandalshëm në shërbimin Tuaj, qytetarë të dashur!

RH /Telegrafi/

Exit mobile version