Site icon Telegrafi

Haradinaj përkujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën e Hakif Zajnullahun

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë shatores së të tij.

Haradinaj tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit tonë për Kosovën.

“Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve”, shkroi Haradinaj në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version