Site icon Telegrafi

Haradinaj përkujton rënien e Ismet Jasharit-Kumanovës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit ka thënë se ai erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.

Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës.

“Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit. Në 21 vjetorin e rënies së tij heroike, me nderim kujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës. Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme! RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version