Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës.
Haradinaj theksoi se drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor.
“Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik. Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor. I përjetshëm kujtimi për të rënët”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, sot mbushen 21 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj.
Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/