Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj përkujtoi sot Isa Boletinin në 105-vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj kujtoi figurën e shquar shqiptare duke u shprehur se, Isa Boletini e identifikoi fatin e tij me fatin e Atdheut.
“’Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria’. Isa Boletini e identifikoi fatin e tij me fatin e Atdheut.
Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/