Telegrafi

Haradinaj përkujton djalin e presidentit Biden: Beau do të jetë gjithmonë në kujtesën historike të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Beau Biden, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

“Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës.

Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/