Telegrafi

Haradinaj përkujton Betejën e Pozharit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka përkujtuar dëshmorët e betejës së Pozharit, në 21-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ishte pikërishtë kjo betejë që i tregoi armikut se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e vendosur për të vazhduar luftën deri në fitore.

“Beteja e Pozharit, i tregoi armikut vendosmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të vazhduar luftën deri në fitore”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj përmendi sakrifikcën e heronjve Elez Geci e Maxhun Berisha, duke e cilësuar luftën e tyre me shokë, si njërën nga fitoret më të mëdha gjatë luftës.

“Sot përulemi para sakrificës së Heronjve Elez Geci dhe Maxhun Berisha, të cilët bashkë me shumë shokë, 21 vite më parë, shënuan një nga fitoret më të mëdha gjatë Luftës Çlirimtare. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/