Dëshmori i Kombit, Mujë Krasniqi po përkujtohet sot nga të gjithë bashkëluftëtarët e tij në 18 vjetorin e rënies.
Por jo në ndonjë akademi të organizuar për të dhe të tjerët që ranë heroikisht 18 vjet më parë, por në rrjete sociale.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan “ “Vitet ikin ndërsa madhështia jote sa vjen e rritet!”.
Mujë Krasniqi-Kapuçi ka rënë më 18 dhjetor të vitit 1998 së bashku me 36 ushtarë të UÇK-së në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë derisa sillnin armatim nga Shqipëria.