Telegrafi

Haradinaj përkujton Abaz Thaçin në 20 vjetorin e rënies

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar 20 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës Abaz Thaçi i rënë në Betejën e Koshares.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka thënë se Abazi do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu.

“Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Abaz Thaçi. Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Haradinaj.