Telegrafi

Haradinaj përkujton 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vrasjen dhe masakrimin e 27 civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe në Lagjen e Trimave (Tusuz) të Prizrenit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/