Site icon Telegrafi

Haradinaj i përgjigjet Veselit: Sikur të ishim të gjithë unik rreth taksës, Amerika do të na përkrahte më shumë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili dje në një intervistë tha se kryeministri ka qasje të ngjashme në raport me Serbinë dhe SHBA-të.

Haradinaj ka theksuar se nuk flet me një gjuhë me Serbinë dhe SHBA-të.

“E pash intervistën, është kualifikim i paqëndrueshëm nuk kam qasje apo komunikim me Amerikën si me Serbinë. Me Serbinë jam ndarë njëherë me luftë e jam kon krah për krahë me Amerikën. Kemi dallime në tema të shumta me Serbinë, më pak me Amerikën, kemi dallim në një temë siç e dini që është suspendimi i taksës. Sikur të kishim qenë të gjithë unik, përfshirë edhe kryetarin Veseli, Amerika ndoshta na kish përkrahë më shumë. Kjo dëshirë me fol ndryshe po na bënë dëm si Kosovë dhe na ka lënë këtu ku jemi sot”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Veseli: Nuk ka marrëveshje me Serbinë, e cila cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

I pari i Qeverisë së Kosovës, tutje ka thënë se nuk bënë që të kalkulohet si popullizëm, qëndrimi që ai po mbanë karshi taksës.

“Besnikëria ndaj atdheut dhe temave të interesit nacional nuk duhet të kalkulohet si popullizëm. Popullizëm ose miqësi me Amerikën për Veselin e të tjerët ka qenë kur ishin momente të tjera, u pa se nuk e kemi fort shqetësim qasjen ndaj Amerikës se kemi fol me një gjuhë tjetër, ju e dini për cilën temë e kam fjalën”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se me i kërkua Kosovës me suspendua taksën, është e padrejtë dhe nuk ka asnjë logjik.

I pyetur rreth qëndrueshmërisë së koalicionit qeverisës dhe mospajtimet sa i përket dialogut, ka thënë se sikur të ishin të gjithë një zëri do të ishte një situatë e re.

“z.Veseli e ka qasjen shumë të gabuar, edhe z. Thaçi dhe të tjerët që e kanë dobësuar Kosovën në masën që është, saqë Serbia sot me të qit kushte ty që me ardhë në tavolinën e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se nuk pranon që Serbia të qet kushte për tu ulur në dialog, dhe se nuk ia japë tregun shtetit që e mohon pavarësinë e Kosovës dhe e rrezikon atë. /Telegrafi/

Exit mobile version