Site icon Telegrafi

Haradinaj i përgjigjet Hazirit për shkëmbime territoresh: Nuk guxojmë të kemi retorikë të tillë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është kundër idesë së prekjes së kufijve.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar deklaratën e Lutfi Hazirit se Kosova në këmbim të Luginës së Preshevës, të jep Leposaviqin dhe 17 fshatra.

Ai thotë se për fat të mirë askush më nuk do të mund ta kthejë në tavolinë temën e lëvizjes së kufijve.

“Është logjikë e gabuar. Kosovës logjika e ndryshimit të kufijve i ka shkaktuar shumë dëme. Mënyra e ofertimit të tillë i ka sjellë shumë pasoja Kosovës. Është mirë që kjo logjikë është e tejkaluar por nuk guxojmë të mbajmë një retorikë të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i AAK-së thotë se prekja e kufijve për Kosovën në kohën kur nuk jemi anëtarësuar në OKB apo NATO është e dëmshme.

“Si Kosovë këto ide mund të na shkaktojnë pasoja të pariparueshme”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version