Sot, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka arritur që të vazhdojë sukseset e mëdha dhe të fitojë medaljen e artë edhe në Grand Prix të zhvilluar në Budapest të Hungarisë.
“Lajmi për triumfin më të fundit të kampiones Majlinda Kelmendi, në turneun Judo Grand Prix në Budapest të Hungarisë na bëri të gjithëve që të ndihemi krenarë. Majlinda edhe një herë konfirmoi zotësitë e saj prej kampioni. Uroj shumë suksese dhe të vazhdojë me sukseset e saj dhe me promovimin e vlerave të shtetit të Kosovës në Evropë dhe botë edhe në të ardhmen. Urime Majlinda!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/