Telegrafi

Haradinaj përgëzon kryesinë e re të Akademisë së Shkencave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përgëzuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjehdjen e kryetarit dhe Kryesisë së re.

Urimi i Haradinajt në Facebook:

Përgëzoj Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta të mbajtura sot.

Uroj Kryesinë e re dhe u dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në avancimin e dijës, artit, shkencës dhe mbi të gjitha interesave kombëtare.

Në veçanti, uroj Kryetarin e sapozgjedhur të ASHAK, akademik Nexhat Dacin, për detyrën e re.

Besoj se akademik Daci do të jetë promovues i vlerave më të larta shkencore dhe njerëzore dhe do të ruaj integritetin e Akademisë, si institucioni ndër më kredibilët të shoqërisë sonë, i cili mbronë punën e gjeneratave të tëra, që kontribuan dhe sakrifikuan, njëkohësisht duke hapur shtegun për gjeneratat e reja, që do t’i dalin zot atdheut.