Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, të udhëhequr nga kryesuesi i këtij Këshilli, Gazmen Salijević.
Siç bëhet e ditur në komunikatën për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit, në takim u bisedua për punën e Këshillit si kategori kushtetuese dhe koordinimin e tij me Zyrën për Komunitete.
Kryesuesi i Këshillit, Gazmen Salijević, dhe anëtarët e informuan Haradinajn me punën e tyre dhe theksuan nevojën e zbatimit të rekomandimeve nga Ministritë përkatëse.
Haradinaj tha se komunitetet joshumicë janë pjesë integrale e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimi i tyre është i garantuar.
Ai shtoi se do të intensifikojë bashkëpunimin në implementimin e rekomandimeve të Këshillit.