Site icon Telegrafi

Haradinaj për viktimat e Holokaustit: Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e Holokaustit, ku ka theksuar se dhembjen e popullit hebraik e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.

Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.

Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.

Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve. /Telegrafi/

Exit mobile version