Site icon Telegrafi

Haradinaj për vendimin e Qeverisë: Kosova nuk është shtet i diktaturës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për Kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas tij, ky vendim është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se çdo tendencë si kjo e sotshmja e qeverisë është veprim për diktaturë.

“Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit! Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta.

Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë. Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version