Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se senatori John McCain, tanimë i ndjerë, ishte një fitues në luftë dhe në paqe, si dhe një luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq.
“Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.
Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq.
Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.
Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!