Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor në takimin joformal që po mbahet në Durrës.
Në këtë takim i pari ka shkuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pastaj ai i Malit të Zi. Ndërsa, kryeministrja e Serbisë dhe ai i Bosnjës nuk do të marrin pjesë në ketë takim.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmen prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit
“Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmen prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, shkruan Haradinaj.