Në vizitën që e bëri sot në Doganën e Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj komentoi edhe takimin e djeshëm të Ekipit negociator me Federica Mogherinin në Bruksel.
I pyetur nga gazetarët për këtë takim, Haradinaj tha se është një hap përpara, por theksoi se jo “kush e di çka”.
“Ne kemi marrë disa informata. Vlerësoj se është një takim i pritur dhe i paraparë që të ndodhë ashtu janë paraqitur qëndrim edhe të delegacionit shtetëror edhe institucioneve të BE-së që do të thotë një hap përpara. Një hap përpara sa mos me thonë shumë i mirë ose kush e di çka, por një hap përpara po”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe takimi i djeshëm në Bruksel, u vlerësua lartë nga kryesuesit e Ekipit negociator.
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan, se në vazhdim priten takime më intensive për ta vazhduar dialogun drejt një marrëveshje finale. /Telegrafi/