Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për kërkesën e PSD-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Haradinaj ka thënë se kjo është e drejtë legjitime e një subjekti politik që të kërkojë shkarkimin e një ministri.
“Është kërkesë legjitime e një subjekti politik do ta shqyrtojë me kohë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryeministri është pyetur edhe për ftesën për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë, ku ka konfirmuar se ka marrë pjesë, por që nuk dihet nëse do të shkojë.
Ai madje ironizoi duke thënë se shkaku i taksës është mirë të shkojë më vonë.
“Ftesë kom marrë për Lutjet e Mëngjesit, çejf kom pas edhe kom me shku, por me qet klimën me taksën nuk besoj që do të shkojë kësi reni”, deklaroi Haradinaj. /Telegrafi/