Site icon Telegrafi

Haradinaj, për rënien e Murit të Berlinit: Gjermania shembull i lirisë dhe demokracisë

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, është shprehur se rrëzimi i Murit të Berlinit dhe kontribuoi në fillimin e ndryshimit të vlerave.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se “Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave. Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version