Në dy video të cilat janë publikuar gjatë kësaj jave, protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde.
Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli se mori 200 mijë euro.
Për këtë rast kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se është herët të gjykohet një deklaratë e tillë.
Haradinaj këtë deklaratë e tha në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë.
Sipas tij, gjykatat janë ato të cilat duhet të japin verdiktin final.
“Është herët të gjykohet një deklaratë e tillë. E di që kemi njerëz që na dojnë e sna dojnë. Kam pas rastin që të kaloj nëpër procese gjyqësore vet. Gjykatat e japin verdiktin. Unë vet s’kisha guxu me gjyku”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/