Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në interpelancën e tij rreth vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka thënë se kjo ishte një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.
Kryeministri ka theksuar se do t’i plotësojnë kërkesat e familjes për hetim të pavarur.
“Kam pasur bisedë me kabinetin qeveritar për këtë temë, ka pasur vullnet që të plotësohen kërkesat e familjes. Është e mundur të ndodh edhe një hetim për vdekjen e Astriti dhe ne kemi pranuar edhe të pranojmë ekipin e forenzikës të zgjedhur nga familja e Deharit”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri ka theksuar se qeveria do ti mbuloj të gjitha shpenzimet për këtë rast.
“Kemi shkuar në atë shkallë që me pranuar edhe institutin që e ka përcaktuar familja. S’do ta ketë asnjë pengesë nga qeveria në këtë drejtim. Shpenzimet e parapara i mbulon qeveria. Është detyrë dhe obligim i yni”, tha Haradinaj. /Telegrafi/