Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për nder të 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend.
“Në ceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe zonja Alexandra, për nder të 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë falënderues për rolin dhe kontributin e Gjermanisë, në të gjitha etapat e zhvillimeve në vend.
Jemi me fat, që orientimin tonë strategjik e kemi vendosur përkrah vlerave të larta demokratike dhe përkrah aletëve tanë, siç është Gjermania”, ka shkruar ai.
Ndryshe më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt./Telegrafi/