Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Haradinaj ka thënë se për një vit pune si Qeveri, kanë zgjidhur probleme prej dekadash që ka pasur Komuna e Prishtinës.
“Kemi miratuar Ligjin për Prishtinës dhe tani në planin 2019 – 2021 kryeqyteti merr mbi 34 milionë euro më shumë. Me vendim të Qeverisë i kemi dhënë Prishtinës Pallatin e Rinisë. I kemi dhënë Prishtinës, Sallën Koncertale, aq e nevojshme për komunitetin e kulturës në vend dhe që kap vlerën mbi 10 milionë euro. E kemi mbështet projektin e Unazës së Kryeqytetit që kap vlerën mbi 60 milionë euro. Kemi përkrahur zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore për qytetin e Prishtinës. Kemi ofruar hapësirën për One Stop Shop – Qendra e shërbimeve, aq e rëndësishme për të bërit biznes”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Kryeministri ka thënë se për Prishtinën do të punojnë edhe në vitin tjetër dhe në çdo vit angazhimi që e kemi në krye të Qeverisë.
“Projektet me rëndësi jetike për kryeqytetin dhe për vendin do ta kenë gjithmonë vëmendjen dhe angazhimin tonë”, tha ai. /Telegrafi/