Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mocionin e rrëzimit të Qeverisë, të cilin po e përgatit Opozita.
Haradinaj ka thënë se tani e vlerëson se më e rëndësishme është që të kryhen temat me rëndësi të vendit se sa mocioni.
“Mocioni është proces legjitim i opozitës. Mendoj që opozita po i zbaton të drejtat e veta. Votat mundem me ua jep nëse e vlerësojmë. Mirëpo, aktualisht ne e vlerësojmë që punojmë t’i kryejmë punët e Kosovës, për ato tema që janë me rëndësi”, ka thënë ai.
Ndryshe ditë më parë kreu i LDK-së Isa Mustafa ka bërë të ditur se janë duke koordinuar veprimet me kreun e VV-së, për të nisur procedurat për mocionin e rrëzimit të Qeverisë./Telegrafi/