Site icon Telegrafi

Haradinaj për Mitrovicën: Ja plani im

Plani i Haradinajt, parasheh vendosjen e një nënstacioni të policisë ne lagjen e boshnjakeve dhe një nën stacion tjetër në Suhudoll, ku popullata është e përzier etnikisht.

Sipas Haradinajt, vendosja e këtyre stacioneve të policisë nuk do t’i acaronte marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk do të këtë nevoje të përdorej dhunë, pasi qe tri këto zona janë të lidhura me pjese të banuara me shqiptarë.

Ai ka kërkuar nga qeveria e Kosovës dhe organet e sigurisë që të marrin masa për mbrojtjen e qytetareve dhe pronës së tyre.

Sipas tij, nuk janë të mjaftueshme thirrjet e qeverise për ruajtjen e qetësisë në veri të vendit, por ato duhet marrinë masa që qytetaret të ndihen të sigurt. /ktv/

Exit mobile version