Site icon Telegrafi

Haradinaj për masakrën në Reçak: Armiku nuk i kurseu pleqtë, gratë e as fëmijët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 15 janar Reçaku u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve.

Ai ka thënë se armiku nuk i kurseu as pleqtë, as gratë e as fëmijët, transmeton Telegrafi.

“Ato motra e vëllezër tonë, u vranë vetëm se ishin shqiptarë. Nuk kishin faj tjetër. Ata jetonin në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre. Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjen e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjen e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se uron që gjenocidi i ushtruar në Kosovë, të mos i ndodh asnjë populli. /Telegrafi/

Exit mobile version