Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë para 19 viteve në Dukagjin.
Haradinaj mori pjesë në akademinë përkujtimore që u mbajt sot në Pejë, por nuk ka mbajtur fjalim.
Në mesin e të rënëve është edhe vëllai i tij, Shkëlzen Haradinaj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Jeni udhërrëfyes brezash, Fatmir, Hasim, Luan e Shkëlzen. Ju e arritët pavdekësinë e neve na mbetet ta jetësojmë një shtet të fortë që na bën krenarë. Pushoni të qetë”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/