Telegrafi

Haradinaj për demonstratën e vitit 1981: Studentët i dhanë drejtim kauzës për liri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 37 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, ka thënë se ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore.

“11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore. Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 37 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri. Mirenjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/